Elen Misirkova-pjesëtare e Iniciativës qytetare për Maqedoni të bashkuar në Tv Nova ka deklaruar se të gjithë pakicat janë të mirëseardhur për tu kyçur drejt iniciativave qytetare.

 

Të gjithë maqedonasit, shqiptarët, vllehët, romët dhe serbët dhe pakicat tjera janë të mirëseardhur për tu përfshirë te iniciativa jonë qytetare. Neve na duhet kjo hapësirë sepse për ne është i vetmi dhe nuk kemi alternativa, ka theksuar ndër të tjera Misirkova.

Ajo ka shtuar se pas iniciativës qëndron një numër i madh artistëve nga vendi, që i bashkonë interesat shtetëror dhe dashurinë ndaj atdheut.

Mbrëmë para qeverisë së Maqedonisë u mbajt protesta kundër dygjuhësisë dhe federalizimit të vendit.