Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bisueduar sot me ndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Evroazi, Wess Mitchell.
Ata janë pajtuar sot, gjatë një bisede telefonike, se ruajtja e paqes është parakusht për vazhdimin e çfarëdo bisedimeve për të ardhmen e rajonit.

Siç përcjell FoNet, Vuçiq e Mitchell kanë këmbyer qëndrimet për, siç thotë kumtesa presidenciale e Serbisë, “sulmin brutal ndaj drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq që ndodhi dje në veri Kosovës”.

Marko Gjuriq dje ishte arrestuar në Mitrovicë e më pas ishte dëbuar në Serbi.