Mbi 70 për qind e të diplomuarve në shkencat mjekësore në Universitetin e Tetovës po ndjekin kurse intensive të gjuhës gjermane, me qëllimin e vetëm largimin nga Maqedonia. Studentët e anketuar nga Alsat thonë se nuk shohin perspektivë në vend për shkak të pagave të ulëta por edhe vështirëve që kanë pasur për të siguruar vende pune.
Në fakultetin e mjekësisë, mos të them 50 për qind por, 70 për qind ndjekin kurse të gjuhës gjermane dhe gjithë përgatiten për të dalë jashtë. Arsyeja kryesore pse mjekët ikin nga këtu është se pagat e mjekëve janë shumë të vogla, jetën e dini se si është këtu dhe mendoj që kjo është arsyeja kryesore.
Meqë nuk gjejmë mundësi në vendin tonë sigurisht se do të kërkojmë alternativa edhe jashtë. Kolegët që diplomojnë kanë fillua tendencat e para për tu largu, shumica e tyre ndjekin edhe kurse kryesisht të gjuhës gjermane dhe gjithë kërkojnë një mundësi për të dalë jashtë. Mundësia e parë që iu jepet dalin.
Rroga është një prej arsyeve kryesore por edhe këtu besoj se do të rregullohet dhe dita ditës ka me u bë mirë edhe këtu – shprehen studentët e anketuar nga Alsat.
Në Universitetin e Tetovës në shkencat mjekësore kanë diplomuar 118 të rinj,10 për qind e tyre tashmë kanë siguruar vende pune në perëndim ndërsa këtë synojnë edhe të gjithë të tjerët. Nga Shoqata e Mjekëve Shqiptar thotë se këta të diplomuar deri më tani nuk kanë arritur të sigurojnë vende pune në Maqedoni andaj si alternativë të vende shohin perëndimin.
Nuk është mbi 10 numri i atyre që janë larguar, por, nga ata që ndjekin kursin e gjermanishtes janë të njëqindtët që do të thotë se pritet një eksod i largimit të kuadrove të reja të UT. Mirëpo nëse vazhdon kjo hamendje e Ministrisë së shëndetësisë për rritjen e rrogave të mjekëve, personelit tjetër, motrave medicinave atëherë vërtetë do kemi shumë krizë që dikush të ngelet dhe të kujdeset për shëndetin tonë – deklaroi Nevzat Elezi, kryetar i SHMM- së.
Nëse vazhdon ky trend dhe nuk përmirësohet standardi i mjekëve në vendin tonë, shpejt mjekësia këtu do të bjer në kolaps, thotë dekani i fakulteti të mjekësisë në kuadër të UT-së, Nasir Bexheti.
Sipas dekanit të fakultetit të mjekësisë, Nasir Bexheti, thotë se gjendja është alarmante dhe nëse nuk ndërmerren masa për ndërprerjen e eksodit të mjekësve, Maqedonia shumë shpejt do të përballet me mungesën e mjekëve
Kjo është mjaft shqetësuese është shumë problematike, sepse siç shohim informacionet ne kemi mungesë të kuadrit të mjekëve specialist dhe për ndoshta shumë pak vite ne do kemi mungesë totale të specialistëve të lëmive të ndryshme, nëse vazhdohet me këtë trend – tha Prof.dr. Nasir Bexheti – dekan i fakultetit të mjekësisë.
Në Universitetin e Tetovës, deri më tani, kanë diplomuar gjithsej 118 mjek, 441 infermierë, 62 stomatolog, 236 farmacist dhe 170 specialist të fizioterapisë./Alsat-M/