“Ndërkohë njoftojmë se Kryetari i partisë tonë Z.Ziadin Sela është me shëndet të mirë dhe ne gjendje stabile, por duhet të komunikojmë kërkesën e ekipit mjekësor të cilët sot morëm vendim të formës së prerë që të ndalohen të gjitha vizitat në dhomën e tij. Jemi të sigurtë për mirëkuptimin tuaj dhe faleminderit sërish, që edhe pse këto ditë kanë qënë orë tmerri, shqiptarët kanë dhënë një fotografi madhështore bashkimi, duke harruar ndarjet politike dhe ideologjike, e duke i thënë botës se kur vjen puna tek Kombi shembim partitë, thuhet në fund të reagimit”.