Me rifillimin e shkollave mjekët paralajmërojnë përhapje të re të gripit. Sipas tyre numri i të prekurve nga gripi dhe nga sëmundjet respiratore do të rritet dukshëm. Ata apelojnë, sidomos të nxënësit që të kenë kujdes dhe t’i kushtojnë rëndësi mirëmbajtjes së higjienës personale.

“Qëndrimi kolektiv i nxënësve nëpër shkolla dhe çerdhe jep hapësira për përhapje të virozëve respiratore dhe infektime, megjithatë duhet ta ndjekim situatën, sot është dita e parë e gjysmë vjetorit të dytë, ajo që është e rëndësishme për sistemin shëndetësor, dhe që japin shërbime, të respektohen porositë, të bëhet kujdes me higjienën personale”, tha Tatjana Baevska Vuçkoviq, Drejtore e Ambulancës ‘Bit Pazar’.Alsat-M