Janë publikuar disa pamje shokuese të cilat zbulojnë momentin kur një i dehur, i cili i ishte “afruar” vdekjes, kur ai u shtri në binarët e hekurudhës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Derek Acton, 44 vjeç, i cili ishte vetëm sekonda larg nga goditja e një treni, gjatë lëvizjeve të tij, si i dehur, në stacionin e Harlow Mill, Essex.

Në video, të publikuar nga British Transport Police, Acton është filmuar ulur në buzë të platformës me këmbët e tij varura.

Ai pastaj zbret mbi binarët e hekurudhës dhe ecën në mënyrë të pandërprerë.

Pastaj – siç nuk do të donim të shihnim, ai është shtrirë në binarë – disa momente para se të kalojë një tren, mbi të.

Mjekët dhe policia u thirrën në vendin e ngjarjes, por Acton – nga Harrow, në veri-perëndim të Londrës – kishte një shpëtim që do të mund të quhej lirisht, një mrekulli.