Sot në Stamboll është hapur aeroporti i ri, për të cilin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përgatitur një hapje solemne.

Zona ku është hapur aeroporti i ri i Stambollit, tashmë më i madhi në Evropë, quhet “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

E, në një moment, ai u gjet në siklet. Kur erdhi koha e lutjeve, Thaçi pati telashe, pasi nuk diti t’i mbajë duart sipas mënyrës islame.

Presidenti i Kosovës ka raporte të mira me homologun e tij turk.

Madje, në mars të këtij viti, ai i asistoi Erdoganit në kapjen e 6 shtetasve turq, të njohur si gylenistë, duke i arrestuar në rrugë dhe duke i dëbuar pa asnjë procedurë gjyqësore drejt Turqisë.