Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Zonë e Lirë”, ku ka zbuluar se ka shitur çizmen me të cilën ka goditur kryeministrin Rama. Ajo i ka treguar Arian Çanit një çek me shumën 1000 euro, të cili kishte brenda një shumë prej 1000 eurosh dhe kjo shumë kishte ardhur nga shitja e çizmeve me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama në parlament ditën kur Arta Marku u votua si Kryeprokurore.

Ajo tha se pronari i një fabrike ia kishte kërkuar t’ia blinte këto çizme dhe ajo kishte pranuar vetëm më një kusht, që këto para do të shkonin për fëmijët jetimë.

Çani e pyeti atë se sa kishin kushtuar ato çizme me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama, çmim që sipas Kryemadhit ishte 120 mijë lek të vjetra.