( Gostivari dhe Travari prap do të jenë i pari )

Pavarësisht se cilët provinienca partiake e përbëjnë mazhorancën në Këshillin e Gostivarit, mos miratimi i Buxhetit të komunës është veprim marëzie.

Ja se PSE ;-

– Mazhoranca në këshillë ka mundësinë që propozim -Buxhetin nga kryetari komunës ta amandamentojë me propozime konkrete për zëra e nënzëra përkatës të buxhetit por kuptohet duke e argumentuar propozimin për plotësim apo ndryshim konkret por gjithnjë në korniza ligjore ;

– Buxheti komunës është AKT/DOKUMENT shumë i rëndësishëm për vijimin e aktiviteteve dhe zbatimin e kompetencave të Njësisë së Vetëqeverisjes Lokale, prandaj edhe ligjdhënësi në nenin 28 paragrafi (2) të Ligjit për finacimin e komunave ka theksuar se Këshilli miraton Buxhetin deri më 31 dhjetor . Nëse nuk e miraton, këshilli është i OBLIGUAR të sjellë Vendim për financim të përkohshëm ( deri më 31 mars të vitit që vijon) , pjesë përbërëse e Vendimit është edhe PLANI FINANCIAR i përkohëshëm ;

– Mazhoranca ka mundësinë që vizionet e saja por gjithnjë në korniza të ligjit, për ti etabluar për financim në Buxhetin vjetorë. Andaj refuzimi për ta miratuar ate jo vetëm se është miopi politike por edhe është sharllatanizëm ordinerë ;

– Dispozitat ligjore e përcaktojnë mënyrën e zhvillimit të proceseve edhe në rastet kur ndonjë nga mazhorancat do të sillet në mënyrë të papërgjegjëshme. Atëherë nëse deri më 31 mars nuk miratohet buxheti, me fuqi ligjore këshilli shpërbëhet dhe me automatizëm sipas ligjit kompetencat e këshillit të komunës deri në konstituimin e këshillit pas zgjedhjeve të jashtuakonshme kalojnë në komepencë ë Kryetarit të komunës.

Ata të cilët nuk i kanë në dijenë këta procese nuk duhet që të meren me punë tëtilla e së paku nuk duhet të instrumentalizohen nga suflerë të partive politike.

Ky veprim politikisht shkonë në dëm të mazhorancës, ndërsa përkosështë (për tre muaj) vetëm mund të ngadalësojë dinamikën e menaxhimit me pushtetin lokal dhe asgjë më shumë !

( q.aliu )