Asociacioni Most, mbajti pres konferencën e parë në ora 9.

Nga ky asociacion informojnë se në vendvotimet ku ka vëzhgues të Most procesi i votimit zhvillohet pa asnjë problem.

“Gjithkund ku kemi vëzhguesit tonë për procesin zgjedhor, votimi është duke vazhduar pa probleme. Nga vëzhguesit tonë në teren marrim informacione se të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë”, informojnë nga MOST.

Pres konferencat e radhës të asociacionit Most janë në ora 11, 13, 15 dhe 19 dhe një pas përfundimit të procesit zgjedhor.