Vëzhguesit e Asociacionit qytetarë ‘MOST’ kanë vërejtur parregullsi në disa komuna, përcjell Fol.

Deri më tani, është vërejtur se në vendvotimin në komunën e Strugës 1860 në fillim nga vendvotimi, bordi ka tërhequr tre fletë votime së bashku me numër serial, pasi votuesit i kanë vënë në kutitë e votimit.

Në vendvotimin 1859/1 në Strugë, një votues ka fotografuar fletët e votimit dhe i ka vendosur në kuti, pas së cilës ka ikur nga qendra e votimit.

Fleta e votimit së bashku me numrin serik është tërhequr dhe në vendvotimin 0689 në Kavadar. Në vendvotimin 1076 në Kumanovë, votimi është ndërprerë për gjysmë ore, për shkak se UV llamba nuk po funksiononte.

Në Likovë në vendvotimin 1117, vëzhguesit e MOST-it kanë vërejtur se llamba UV nuk përdoret në të gjitha rastet. /Fol/