Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 15, ndërsa e ditës prej 22 deri në 30 gradë Celsius.

Indeksi UV do ta ketë vlerën 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë veriore të dobët deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Prej nesër pason periudhë e motit stabil me rritje të vazhdueshme të temperaturës së ditës e cila gjatë fundjavës në më shumë vende do të tejkalojë 35 gradë Celsius. Indeksi UV ditëve në vijim përsëri do të ketë vlera të larta.