Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, veçmas në pjesët perëndimore. Ka mundësi edhe paraqitje e rrallë e bubullimave.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej shtatë gradë celsius deri 14 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri 24 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi lokal. Temperatura minimale do të zbret deri në 10 gradë celsius, ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë celsius.

Deri të mërkurën, sipas DPHM do të mbajë mot i ndryshueshëm me shi lokal dhe temperatura nën mesatare ditore për këtë periudhë të vitit. Pasdite në vende- vende do të jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nesër dhe të martën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e enjtja pritet mot më stabil dhe më i ngrohtë.