Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta.

Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri më 9 gradë, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 14 deri më 21 gradë celsius.

Gjatë javës së ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm dhe temperatura më të ulëta në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të ketë temperatura më të larta.