Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe ngrohtë me lagështi të ulët si dhe erë të dobët veriore.Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 10 gradë kurse temperatura ditore nga 22 në 28 gradë shkruan Fol.

Në Shkup, moti i ngjashëm, me diell dhe të ngrohtë si dhe me erë të ulët veriore.Në vazhdim do të jetë mot i nxehtë dhe i thatë, me temperatura pozitive në mëngjes dhe maksimumi do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.Nga mesi i javës era do të jetë nga jugu,Të premten pasdite dhe të shtunën do të ketë rritje të lagështisë dhe kushteve për shi lokal./fol.mk