Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me diell. Do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 deri 21 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 23 deri 33 gradë celcius.
Në Shkup parashikohet kryesisht mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.