Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe gjatë ditës pritet të ketë reshje të shiut. Do të fryjë edhe erë mesatare verilindore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 6 deri 14 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 19 deri 25.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me temperatura rreth mesatares për këtë periudhë të vitit.