Temperatura e mëngjesit do të shkojnë nga 4 deri në 12 gradë të shtunën, nga 3 deri në 11 gradë të dielën, ndërsa maksimalja ditore e sotme do të jetë nga 21 në 29, dhe nesër presim temperaturat nga 20 deri në 28 gradë,përcjell Fol.

Të dielave në pasditen e vonë dhe në mbrëmje do të ketë një rritje të vransirave. Të hënën dhe të martën nën ndikimin e qarkullimit ciklon pritet të  ndryshojë moti,me reshje intensive në nivel lokal  mbi 20 litra dhe reduktim të ndjeshëm të temperaturës, e cila më malet mbi 2.000 metra do sjell borë.

Do të fryj erë e fortë veriore që do të arrijë shpejtësinë deri në 40 kilometra në orë. Të hënën, temperaturat minimale do të jenë 5-13 gradë, dhe maksimumi prej 12 deri 19 gradë, ndërsa të martën në mëngjes nga 2 deri në 10 gradë, dhe përditshmëria nga 9 deri në 17 gradë./Fol.mk