Më shumë shi, 38 litra në metër katror në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjel, kumtoi sot në mëngjes Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, shkruan Fol.

Përndryshe, edhe sot moti në Maqedoni do të jetë me shi dhe në viset e larta malore borë me shi. Temperatura më e ulët e mëngjesit sot është matur në Mavrovë, tre gradë. Në Shkup sot në mëngjes janë matur nëntë gradë Celsius. /Fol