40Moti sot në Maqedoni do të jetë i vrënët dhe i ftohtë, ndërkaq pritet që të ketë edhe reshje shiu në orët e pasdites, kurse në vendet malore shiu do të kthehet në borë.

Të reshura më të shumta pritet të ketë në veri-perëndim të vendit, kurse në mbrëmje edhe në pjesën lindore. Temperaturat do të lëvizin nga -3°C e deri më 3°C në mëngjes, kurse nga 5°C e deri më 9°C gjatë ditës.