Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje në Prishtinë e dyshuara femër ka therur me thikë motrën e vet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë, më 05.09.2017-15:00. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta e ka sulmuar fizikisht, duke e therur me thikë motrën e saj. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.