Derbi i Manchesterit mes City dhe United është ende larg në kalendar (më 17 shtator në “Old Trafford”), por trajneri Jose Mourinho ka vendosur një kapele në kokë dhe ka qenë dje në mbrëmje në “Emirates Stadium” për të parë ndeshjen mes City dhe Everton.

Një mundësi e mirë për të parë dy rivalët për titull në Premier League dhe për të mbajtur shënime.

Portugezi është “kapur mat” nga kamerat, teksa është futur mes njerëzve normalë në tribunë, për të parë ndeshjen mes Manchester City dhe Everton, që përfundoi në barazim 1-1, shkruan telesporti.

Ai ka vendosur një kapele për të mos u njohur, por për fatin e tij të keq është njohur nga kamerat. Madje e përditshmja britanike “The Sun” e ka quajtur “mjeshtër të maskimit”.