Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB sot në ditën e zgjedhjeve lokale, do të punojnë dhe do të mund të lëshojnë letërnjoftime për qytetarët.

MPB njoftoi se zyrat do të jenë të hapura prej orës 7:00 deri në orën 19:00.

Siç kumtoi MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen edhe aprovohen urgjentisht duke përfshirë edhe ditën e djeshme deri në orën 16:30.