Banesa në ndërtesën në QT “Skopjanka” në lagjen Aerodrom ku mbrëmë është përhapur erë jo e këndshme është pastruar nga ekipi i Higjienës Komunale, informuan mëngjesin e sotëm për MIA nga MPB.

Nga ana e ekipit të ARM-së, me aparaturë është konstatuar se bëhëet fjalë për amoniak të pelenave të përdorura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe shërbimet e Ministrisë së Shëndetësisë- Qendra për Shëndet Publik, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendra ndërkomunale për punë sociale në Shkup.
Nga MPB informojnë se mbrëmë rreth orës 18:50 është lajmëruar se në hyrjen me numër 1 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” është ndjerë erë jo e këndshme dhe qytetarët ankohen për djegie në sy dhe se supozojnë se është hedhur gaz lotsjellës. Është dalë në vendin e ngjarjes me çka është konstatuar erë e fuqishme jo e këndshme.

“Nga ana e Ekipit kundër Zjarreve janë hapur të gjtiha dyert nga hapësirat ndihmëse, me çka aroma është zhdukur, përveç në katin e dytë në banesë, pronë e S.S. (64) ku jeton vajza e saj dhe dy nipërit”, thonë nga MPB.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, aromë jo e këndshme e pelenave të përdorura ka qenë arsyeja e evkauimit të banorëve të ndërtesës së Qendër Tregtare “Skopjanka” në lagjen Aerodrom. Pës dezinfektimit të kryer dhe gjashtë orë qëndrimi jashtë, mbrëmë vonë qytetarët janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, mbrëmë banorët i ka vizituar kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.