Ministria e Punëve të Brendshme do të punësojë 500 policë të rinj. Pjesa më e madhe e tyre ose 360 janë për sektorin e punëve të brendshme Shkup, ndërsa të tjerët në Manastir, Ohër, Strumicë Tetovë, Shtip, Kumanovë dhe Veles. Konkursi shpallet në kohën kur rreh 30 kandidatë që e kanë kaluar trajnimin për policë, vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi pa punë. Ata kërkuan që t’u përmbushet premtimi për punësim. Megjithatë nga Ministria janë përgjigjur se për ta nuk ka para. Por, këta kandidatë kanë përllogaritur se për rrogat e tyre nevojiten rreth 8 mijë euro në muaj dhe për këtë nuk shohin pengesë për punësimin e tyre.

Zotëri ministër, kërkojmë së bashku me 603 kandidatët e ri të cilëve ua firmosët kontratat që nga 1 shtatori i vitit 2017 edhe ne së bashku me ta të fillojmë punën si nëpunës të ardhshëm policor që me besnikëri dhe sa më mirë që mundemi t’i shërbejmë shtetit dhe qytetarëve – u shpreh Simona Negrievska, kandidate për police.

Rreth 30 kandidatët që sot protestuan para MPB-së, janë pjesë e grupit i cili në shpalljen e kaluar nuk arriti të punësohet në polici. U pranuan 400 persona, edhe pse grupi prej 30 kandidatëve që sot kërkoi punësim, pohon se trajnimin e kanë kaluar si të gjithë të tjerët, por nuk kanë arritur të punësohen në polici për shkak të numrit të kufizuar të punësimeve./Alsat-M