Me 02.03.2019 rreth orës 02 në SPB Shkup është lajmëruar se në Spitalin Klinik “Sistina” nga ana e S.T.(24) nga fshati Shishovë janë çuar me lëndime A.A.(20) dhe G.A.(36), të gjithë nga fshati Shishovë, transmeton Almakos.

Sipas paraqitjes në polici, tre personat kanë lëvizur me veturën e tipit “ BMV”, ndërsa para tyre ka lëvizur vetura e tipit “Mercedes”, e drejtuar nga E.Sh. nga fshati Shishovë, me të cilin paraprakisht kanë pasur zënka.

Sipas paraqitjes në polici, në hyrje të fshatit Shishovë vetura e tipit “Mercedes” është ndalur në rrugë, ndërsa pas tij është ndalur edhe G.A. i cili ka qenë duke e drejtuar veturën e tipit “BMV”.

E.Sh. dhe G.A. kanë dal nga vetura dhe kanë nisur që të zihen, pas së cilës E.Sh. me pistoletë ka gjuajtur në drejtim të G.A. dhe pastaj edhe ndaj A.A.

S.T. i ka dërguar A.A. dhe G.A. në spitalin “Sistina” ku A.A. ka vdekur. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.