Në stacionin policor Bit Pazar është realizuar bisedë me dhjetë persona për incidentin e mbrëmshëm (19 tetor) në bulevardin ‘Kërste Misirkov’ në autobusin e NQP nr.50. Është biseduar me shtatë adoleshentë dhe tre të rritur, midis të cilëve edhe me shoferin e autobusit, informoi MPB në buletinin e rregullt, përcjell Fol.

Tre të lënduarit në rrahje pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën e urgjencës janë lëshuar në mjekim shtëpiak. MPB paraprakisht njoftoi se për incidentin në autobusin e qytetit është arrestuar edhe një person.

Siç informuan, një grup njerëzish mbrëmë kanë sulmuar udhëtarë në autobusin nr.50 të NPQ në bulevardin e cekur në Shkup tek 26 korriku, kanë shkaktuar aksident të autobusit dhe kanë vazhduar me rrahjen në stacion.

SPB-Shkup po ndërmerr masa për ndriçim të plotë. /Fol/