Në Qendrën Policore “Gjorce Petrov” u promovuan veturat e dhuruara nga Qeveria çeke të cilat do të shërbejnë për operacione speciale policore. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, së bashku me zëvendës-shefin e Misionit të Ambasadës së Republikës së Çekisë, Ljubomir Pshenka, theksuan rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta në kufirin jugor që dëshmojnë edhe një herë gamën e gjerë të bashkëpunimit dypalësh me interes të përbashkët sferën e sigurisë.

“Me këtë donacion i cili kap vlerën e rreth 14.240.000 denarësh janë blerë tetë automjete të specializuara intervenuese për nevojat e njësive organizative në kuadër të Departamentit për Operacione Speciale Policore. Ky donacion i Republikës Çeke është vazhdimësi e procesit të nisur në vitin 2018, deri më tani në total në kuadër të donacionit kemi blerë 31 automjete të reja për nevojat e Ministrisë, bazuar në parimin e shfrytëzimit të donacionit financiar për blerje dhe mirëmbajë pajisjet teknike në përputhje me specifikimet e dakorduara më parë.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Në Qendrës Policore “Gjorçe Petrov” është bërë demonstrimi i daljes dhe hyrjes së shpejtë, lëvizjes taktike, si dhe janë prezantuar karakteristikat teknike të veturave.