SHBA-të dhe vendet e BE-së po ndërhyjnë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë thonë nga Ministria e Jashtme e Rusisë..

Pas dështimit të referendumit më 30 shtator, e organizuar me shpresën për të marrë një kompromis nga qytetarët, Washingtoni dhe vendet e BE-së tani kanë për qëllim të nxitin ndryshimet me forcë në parlamentin maqedonas, thotë MPJ-ja ruse.

Sipas Moskës, kjo është një çështje e ndërhyrjes së pamëshirshme të Shteteve të Bashkuara dhe BE në punët e brendshme të Shkupit.

Për momentin po ndodh ndërhyrja më e keqe e SHBA-ve dhe BE-së në punët e brendshme të Shkupit, që tejkalon të gjitha kufizimet e arsyeshme. Qëllimi është të çojë Maqedoninë në NATO me çdo kusht, akuzojnë nga Ministria e Jashtme Ruse.