Diplomatja nga misioni i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara është gjetur e vdekur në banesën e saj në New York mbrëmjen e djeshme. Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilët kanë thënë se bëhet fjalë për një lajm tragjik.

“Me këtë rast dëshirojmë të shprehim ngushëllime tek familjarët dhe më të afërmit, dhe në emër të gjithë kolegëve në MPJ të cilët kanë humbur një mik të afërt dhe përfaqësues shumë vjetari diplomacisë tonë”, kanë thënë nga MJP.

Sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për 38-vjeçaren M.B. Ajo u gjet në banesën e saj me rrip rreth fytit. Nga MPJ kanë shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në SHBA për zbardhjen e plotë të rastit.