Familja shtatëanëtarëshe e 40 vjeçarit Gunej Demirov nga Shtipi, shtëpia e të cilit dje në mëngjes u dogj dhe i cili mbeti pa kulm mbi kokë, do të marrë ndihmë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ashtu siç informojnë nga MPPS, Demirov, i cili jeton me bashkëshorten e tij, dy fëmijët, gjyshen dhe nipin, edhe pse nuk është shfrytëzues i ndihmës sociale, do të marrë ndihmë të njëfishtë në para.

“Demirov edhe pse nuk është shfrytëzues as i ndonjë të drejte tjetër duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet për momentin dhe është gjendje e rrezikut ka të drejtë të marrë kompensim të njëfishtë në para”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Prej atje shtojnë se Ministria gjithmonë del në vigjilje të personave në rrezik social të cilët kanë nevojë.