Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 446.195 doza të vaksinave, ndërsa 195.048 qytetarë janë rivaksinuar.

Dje janë vaksinuar gjithsej 5.611 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.391 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 452.093 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 35% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. /SHENJA/