Blerja e 12 automjeteve të reja për ndihmën e shpejt dhe 13 automjeteve të reja të destinuara për njësinë e mjekimit në shtëpi në qytetin e Shkupit të pajisur me pajisje mjekësore më të avancuara janë pjesë e investimeve që Ministria e Shëndetësisë ka blerë në periudhën e kaluar.

Ministria kujtoi se nga 12 ambulancat e reja, gjashtë ishin shpërndarë në qytetin e Shkupit, ndërsa gjashtë të tjera në Qendrat shëndetësore në Krushev, Kërçovë, Kriva Pallankë, Berovë, Strugë dhe Dibër.

Me këto automjete, kapaciteti i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Shkup është dyfishuar.

Trembëdhjetë veturat për Qendrën Shëndetësore në Shkup, dhjetë prej tyre janë të destinuara për njësinë për mjekim në shtëpi, ndërsa automjetet e tjera për transportin ditor të njësive të punës në këtë institucion.