Në kalendarin mysliman bëhet e ditur se dita e parë e Ramazanit do t’i bie ditën e premte dhe se syfyri do të jetë në orën 03:50, transmeton Telegrafi.

Besimtarët myslimanë do të agjërojnë deri më datën 23 maj, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është më 24 maj.

Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë Islame. Në këtë muaj besimtarët shtojnë lutjet e ibadetet, rrisin ndjesinë e përkushtimit ndaj Krijuesit, ndaj shoqërisë e familjes, dhe po ashtu rrisin ndjesinë e solidaritetit, ndihmës e bamirësisë. /Telegrafi/