Kjo vilë luksoze është në pronësi të Robert Mugabe dhe bashkëshortes së tij Grace, edhe pse miliona banorë të vendit të tyre Zimbabvesë vuajnë nga varfëria.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin vilën e njohur si “Kulmi i kaltër”, në të cilën 93-vjeçari bën jetë luksoze larg nga lagjet dhe zonat e varfra, ku populli i Zimbabvesë mezi arrin ta sigurojë bukën e gojës, transmeton Telegrafi.

Vila ka 25 dhoma gjumi dhe kap vlerën e 10 milionë dollarë, dhe gjendet në Harare e rrethuar me rrethoja të hekurta në një hapësirë prej 44 akra.

Brenda saj nuk mungon asgjë, përkundrazi ajo ka pishinë, dysheme me granit të shtrenjtë e shandan gjigant.

Këto fotografi janë publikuar me qëllim që të shërbejnë si prova, se Mugabe dhe bashkëshortja e tij nuk hezitojnë të shpenzojnë miliona dollarë edhe pse miliona banorë vuajnë nga varfëria. /Telegrafi/