Doktorant i ri në fushën e sigurisë, Hasim Murtezani nga Shkupi ka adresuar kritika ndaj partive shqiptare në Maqedoni, sidomos ndaj partisë BDI-së e cila është në qeveri që nga vitit 2002 e deri më sot, raporton, Amerika-Radio.

Kritika e tij nga partisë së Ali Ahmetit ka të bëj me atë se plotë 10 vite vazhdimishtë konkuron në konkurset e ministrive, ndërrmarjet publike,universitetet, fondet shtetërore dhe institucionet tjera publike, ndërsa nga të gjitha këto institucione mer vetëm një “NAKAUT”, dhe në vend të tij pranohen njerëz joadekuat, por të fuqishëm me eshallonin e parë partiak.

Për shkak të kësaj situate, Murtezani ka vendosur që të tregoj storjen e vet edhe tek të gjitha ambasadat e huaja të akredituara në Maqedoni, se si një intelektual nuk mund të arrij karrierë profesionale për shkak të pengesave që i bënë BDI. Ka një grumbull dokumentesh aplikimi që do ti prezantoj tek ambasadat e huaja.

Megjithatë një doktorant i ri në fushën e sigurisë që të bën krenar, si Hasim Murtezani nga Shkupi, raporton portali, Amerika-RADIO.

Kush thotë që shqiptarët përfaqësohen denjësisht në botë, vetëm me artistë dhe sportistë, me siguri e njihni Hasim Murtezanin,doktorantin e ri në fushën e sigurisë nga Shkupi i cili në opinionin e vendit tonë njihet si ekspert për fushën e sigurisë në Maqedoni dhe rajon.

Murtezani momentalisht ndjek studimet e doktoraturës në fushën e sigurisë në Maqedoni dhe është duke punuar në temën për destabilizimin e shteteve të ish Jugosllavisë dhe roli i shërbimeve sekrete. Murtezani ka arritur të grumbulloj informacione për rolin e shërbimeve sekrete në ngritjen e shtetit të pavarur-Maqedoni dhe influence e tyre në të gjitha ngjarjet politike nga viti 1991 e deri më sot në organizimin e komploteve, vendosjen e kurtheve, përndjekja e disidentëve politik e deri te përmbysja e pushteteve.

Ai është arsimuar në Maqedoni pasi ka lindur në vendbanimin Sfillare në Shkup , ka mbarruar studimet  dhe magjistraturën në Universitetin e Evropës Juglindore . Përveç cv-së akademike, Murtezani gëzon dhe aftësitë e  një drejtuesi të shkëlqyer dhe vlerësohet për punën i tij, të gjithë që e njohin në Universitetin e Evropës Juglindore nga profesorët me renome ndërkombëtare flasin fjalë miradije.

Ai është një histori suksesi ndërkombëtar,pasi gëzon respekt edhe në Kosovë dhe Shqipëri, por kur të tregon, të duket sikur njihesh prej vitesh, pasi thjeshtësia dhe modestia që e karakterizojnë Hasimin , të bëjnë të ndihesh rehat me të dhe ambjentin që ai përfaqeson.

Do mbetet një eksperiencë e bukur që  Hasimi këtë sukses të madh ta sjell dhe përcjell edhe tek studentët shqiptar në Maqedoni,nëqoftëse angazohet së shpejti në ndonjë universitet të Maqedonisë, Kosovës apo Shqipërisë.

Portali AMERIKA-RADIO i bëri i bëri disa pyetje doktorantit të ri lidhur me këtë sukses.

z.Hasim na tregoni se kujt ia dedikon gjithë këtë sukses të madh?

Mjafton që dija dhe eksperienca ime të ju shërbejë atyre personave që më së shumti kanë nevojë,  gjegjësisht studentëve të mij të ardhshëm. Mendoj se kjo është hyjnore dhe ua dedikoj këtyre personave që sado pak të ua plotësojm dijen për fushën e sigurisë, pasi është e shenjtë. Pa siguri nuk ka jetë të qetë, nuk ka investime, nuk ka ekonomi dhe standard jetësor.Thjeshtë, siguria e një shteti, garanton mirëqenie dhe progres ekonomik, dhe anasjelltas.

A keni edhe një objektiv tjetër në jetë?

Çdo ditë kam objektiva, por jam i parimit të punoj për të tashmen, të korr suksesin e së tashmës që e ardhmja të jetë po kaq e garantuar. Gjërat bëhen shkallë – shkallë, pë një kohë të konsiderueshme  do mbaroj studimet e doktoraturës në fushën e sigurisë në Maqedoni dhe shpresoj se këtë sukses do ta përcjellim edhe  për qindra  student të ardhshëm.

Cfarë është puna për ju?

Ju flisni vetëm për të… Puna që unë bëj  më përmbush nga ana profesionale dhe ajo personale. Si doktorant i ri, takoj profesor eminent me eksperienc të madhe që më bën të mësoj sa më shumë në fushën e sigurisë, ka theksuar për portalin AMERIKA-RADIO, Hasim Murtezani.