Musa Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim për TV21 ka komentuar pjesëmarrjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi në kryesinë e partisë. Xhaferi tha se do të shqyrtohet nëse kjo është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

“Ne do të mbikqyrim të gjitha procedurat tash të zgjedhjeve në këtë fillim pikë së pari do ta konsultojmë pjesëmarrjen e kryetarit të parlamentit në kryesi për arsye se kryesia është një organ ekzekutiv dhe a është në përputhshmëri me ligjin dhe kushteutën”, tha Musa Xhaferi për TV21.