Musa Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim për TV21 është shprehur se edhe kundërshtarët e të ashtuquajturit “Grupit zjarrit” do të pajtohen se respektimi i rregullave është në të mirën e partisë.

“Unë mendoj se ne, një grup brenda partisë, funksionarë partiak, e kemi ngritur zërin duke parë se BDI ka defekte të mëdha në organizimin e brendshëm dhe ishte domosdoshmëri që të konstituohen organe dhe të merren vendime në mënyrë kolektive, të kërkohet llogari dhe unë besoj se edhe ata që ishin kundërshtarë të këtij grupi të ashtuquajtur “i zjarrit” do të pajtohen se respektimi i rregullave në parti është në të mirën e partisë”, tha Xhaferi për TV21.