Sipas informacioneve nga një burim i besueshëm brenda BDI-së dhe njeri i afërt i Ahmetit mësojmë se javën e ardhshme mundë të ndodhin ndryshime në përbërjen qeveritare sidomos tek resoret që udhëheqin kuadro të BDI-së.

Tani më llogaritet punë e kryer, Musa Xhaferi kthehet shumë më i fuqishëm se më parë në vendin e tij Zv.Kryeministër për M.O. kurse ndryshime priten te ketë dhe në resorin Ekonomi për shkak të shumë paknaqësive brenda strukturës nga puna e Ministrit Bekteshi i cili njihet si njeri i afërt i krahut të Hazbi Likës dhe Fatmir Deharit që një kohë të gjatë janë në ,,luftë” me grupin e Musa Xhaferit.

Sipas të njejtit burim gjasat janë reale që ndryshime të ketë edhe tek kuadrot e LSDM-së në resorin e Shëndetsisë dhe në resorin Transport dhe Lidhje,por kjo nuk do të llogaritet rekonstruim për shkak se të njejtit do të ,,detyrohen” të japin dorheqje nga pozitat e tyre edhe më së voni deri në mes të janarit.

Ndryshe edhe Kryeministri Zaev në Alsat-M dje deklaroi se mundë të ket ndryshime por se të njejtat do të bëhen në konsultim me partnerin e koalicionit BDI.