Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj mesazhit që bashkëshorti i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut i bëri Blerta Deliut.

Musliu përmes Facebook ka shkruar “kur qetat e maleve hudhen në aksion” duke iu refuar mesazhit kërcenues të Alban Krasniqit.

“Kur qetatat e maleve hudhen ne aksion. #HurraBurra A keni lexu kur dilte #ShoteGalica kaqak? Ama mos harroni ajo dilke bashke me #Azemin” ka shkruar deputetja e PDK-së.

Deputetja Blerta Deliu është deklaruar se Alban Krasniqi së bashku me bashkëshorten do të përballen me sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës për kanosje dhe shpifje, thotë Deliu-Kodra.