Ishte nder i veçantë të vizitoj Panairin e Librit Shqip në Shkup, një ngjarje e rëndësishme kulturore që organizohet për herë të parë në qytetin tonë. Ky panair përfaqëson një hap të rëndësishëm në promovimin e librit shqip, duke bashkuar autorë, botues dhe lexues rreth vlerave të dijes, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
Besoj se kjo nismë do të shndërrohet në një traditë të qëndrueshme, duke kontribuar në pasurimin e jetës kulturore dhe në forcimin e dashurisë për librin ndër breza.

