Sipas burimeve të  brendshme  nga BFI mësohet se  Efendi Shakir Fetahu, ish myftiu nga Gostivari, i zgjedhur si ushtrues ndetyre në vend të Sulejman Rexhepit, është njeri i besuar i ish  reisit tashmë të shkarkuar  dhe njihet si njeri shumë i afërt me strukturat e BDI-së, njofton portali  libertas.mk

Shkarkimi i Reisit erdhi  si rezultat i keqpërdorimeve të shumta të publikuara në mediume, si dhe  për  shkak të  martesës së tij me nënkryetaren e degës së BDI-së në Studeniçan e cila është rreth 50 vite më e re.

Babi i vajzës tashmë grua e Reisit, është gjithashtu zyrtar lokal i BDI-së, kryetar i degës në Draçevë.

Tërheqja e Rexhepit nga pozita thuhet se është për ta larguar turpin mes besimtarëve dhe të parandalojë çdo histori skandaloze të mëtejshme.Ndërkaq myftiu i ri nga Gostivari është vëllau i profesorit të Universitetit të Tetovës Milaim Fetahu, ish anëtar i AVMS i sugjeruar nga BDI dhe tani në listën e ambasadorëve në Kroaci, në listën e qeverisë si propozim i BDI-së./fol.mk