Profesorja universitare dhe ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska ka thumbuar BDI-në, duke thënë se nuk dëshiron datë për fillimin e negociatave me BE-në.

“Mendoj se BDI aspak nuk dëshiron date për fillimin e negociatave për hyrje në BE. Jo për shkak të asaj se duan që datën ta marrin bashkë me Shqipërinë, por aspak nuk dëshirojnë të ndodhë kjo. Së pari, për shkak se hyrja në BE është në kundërshtim të plotë me aktivitetet e tyre kri minale. Së dyti, për shkak se partneri i tyre i natyrshëm sipas kri minalitetit dhe nacionalizmit është VMRO-DPMNE, dhe jo struktura aktuale qeverisëse”, ka shkruar Najçevska.

Ky postim i saj vjen lidhur me një shkrim të portalit Ekspres, ku thuhej se diplomatë nga Brukseli i kanë dërguar porosi zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmanit se veprimet që po bën frenojnë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. (INA)