Profesoresha dhe aktivistja e sektorit civil, Mirjana Najçevska akuzon pushtetin e LSDM-së duke e krahasuar me atë të VMRO-së. Najçevska madje shkon deri aty sa pretendon se LSDM, VMRO dhe BDI janë së bashku në koalicion. Sipas saj, nëse kjo qeveri nuk ndryshon mënyrën e të vepruarit atëherë më nuk do të jetë e rëndësishme se kush do ta ketë timonin qeverisës, i cili sipas saj për momentin po rrotullohet në vend.


“Kjo tashmë nuk është qesharake. Është shumë trishtuese. Dhe çfarë ndodhi? LSDM – BDI – VMRO. Hap pas hapi, LSDM-ja po përsërit çdo aktivitet të VMRO-së”- shkruan Najçevska në rrjetin social ” facebook”.
Ndërkaq në komente me qytetarë, pas kritikave të disa komentuesve shqiptarë, Najçevska iu përgjigjet se derisa nuk i mësojnë elementet figurative të të shkruarit, të shkojnë ti lajnë këmbët dhe ti puthin dorën Ali Ahmetit.