Sot papritur ndërroi jetë veprimtari dhe gazetari i mirënjohur Mehmet Latifi. Ai ishte një nga penat e shquara të gazetarisë. Ai deri në momentet e fundit të ushtrimit të profesionit nuk u ndal duke qenë një reporter, analist dhe publicist i dalluar me shkrimet e tij.

Latifi ishte i njohur për mikpritjen e tij që ua bënte ekipeve gazetareske të gjitha mediumeve shqiptare dhe ndërkombëtare që vizitonin Strugën. Angazhimi i tij për afirmimin e këtij qyteti shqiptar në Maqedoni ishte i përditshëm. Krahas kësaj, Latifi ishte një nga lidhje më të forta dhe më direkte të arbëreshëve të Zarës me trungun shqiptar. Ai vazhdimisht kishte shkruar për komunitetin arbëresh në Zaër të Kroacisë, kurse ishte edhe mik i afërt me albanologun e njohur Aleksandar Stipçeviq.

Mehmet Latifi kishte lindur në Preshevë në vitin 1949, kurse tërë karrierën e tij gazetareske e ngriti dhe e kaloi në Strugë. Vdekja e tij paraqet humbje të madhe për gazetarinë shqiptare në Maqedoni.