Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të reshjeve të borës ka ndalim të qarkullimit në disa rrugë të vendit.

“Nga ora 18:00 është ndaluar qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Kërçovë-Strazh”, thuhet në njoftimin e LAMM-së. Poashtu nga ora 17:40 ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ka edhe në rrugën Mavrovë-Dibër.