Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz ka deklaruar për gazetën greke “Kathimerini” se takimi Zaev-Tsipras është e një rëndësie historike, dhe se ka një dinamikë për të arritur një ujdi.

Sipas tij, përmes një bashkërendimi dhe bashkëpunimi ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare, OKB-së, Ëashingtonit, Brukselit e Berlinit, mund të arrihet një pajtim për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Nimetz ka theksuar se tashmë mund të kalohet në një proces të shpejtë për të arritur rezultat pozitiv për disa muaj, e ndoshta edhe më herët.