Me rastin e 58 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, lule para Përmendores së viktimave të tërmetit në Shkup në varrezat e qytetit në Butel sot kanë vendosur përfaqësues të kreut shtetëror- nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski dhe delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev ku kanë qenë edhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Në nder të viktimave, kurora lulesh ka vendosur edhe delegacioni i Qytetit të Shkupit në krye me Petre Shilegovin si dhe delegacion i Këshillit të Qytetit të Shkupit ku kanë qenë edhe këshilltarët Branko Georgievski, Irena Popova dhe Bojan Ivanoviq.

Homazhe ndaj viktimave në tërmetin në Shkup kanë dhënë edhe delegacioni i partive politike, komunave në Shkup, përfaqësues të Kryqit të kuq të Qytetit të Shkupit, nga ndërmarrjet publike dhe kulturore të kryeqytetit, nga institucione shtetërore, Shoqata, delegacione të huaja në vendin tonë dhe qytetarë.