Mbrëmë në moshën 62 vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari i shquar dibran, Sazan Papraniku.

Ai ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundje të shkurtër.

Sazan Papraniku deri tani ishte profesor në gjimnazin e Dibrës. Ai shquhet për aktivitete kombëtare dhe politike. Ishte pjesëmarrës në demonstratat për liri në Kosovë e Maqedoni, aktivist politik dhe një nga përkrahësit dhe ideatorët e Iliridës. Ishte pjesë e Listës për Shqipëri Natyrale.

Ai shquhet edhe për botimin e shumë shkrimeve dhe librave me poezi.(INA)