Mbrëmë ka ndërruar jetë aktori shqiptarë Sefedin Nuredini.

Sefedin Nuredini ishte një nga aktorët shumë të suksesshëm, i cili me rolet e tij të shkëlqyera depërtoi në shumë skena ndërkombëtare.Ishte aktori i qindra shfaqjeve dhe filmave shqip poashtu dhe regjisor i shumë filmave dhe shfaqjeve në teatër.

Mbledhja komemorative për të ndjerin do të mbahet sot në Teatrin e Komedisë në ora 12:00, ndërsa varrimi do të bëhet në Varrezat e Butelit, Shkup në ora 14:00.